Një 27-vjeçar nga fshati Trebosh i Tetovës është privuar nga liria pasi, pas një aksidenti trafiku në Tetovë, policia konstatoi se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 11 korrik, rreth orës 14:05, në rrugën “Video Smilevski-Bato” në Tetovë, ku janë përplasur dy automjete të udhëtarëve, duke shkaktuar dëme materiale.
Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë konstatuar se automjetin “Porsche” me targa të Tetovës e drejtonte R.I. (27) nga fshati Trebosh, i cili nuk posedonte patentë shoferi, pasi asnjëherë nuk kishte dhënë provimin për drejtimin e automjeteve.
Trending










