Trendy

Lajm i mirë për Sarajin: Qeveria hap rrugën për ndërtimin e çerdhes së re në Sfillare të Poshtme

Para 4 orë

Komuna e Sarajit ka siguruar një hap vendimtar për realizimin e një projekti shumë të kërkuar nga banorët. Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tokës shtetërore në Sfillare të Poshtme, duke krijuar kështu parakushtet për ndërtimin e çerdhes së re.

Sipas informacioneve, tejkalimi i pengesave administrative që kishin zvarritur këtë proces ndër vite është bërë në një afat rekord. Ky projekt konsiderohet si një ndër prioritetet kryesore për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shërbimeve për fëmijët dhe familjet e këtij vendbanimi.

Siç transmeton KohaNEWS, ky vendim dëshmon angazhimin e autoriteteve për zhbllokimin e projekteve të pezulluara dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Sarajit. Pas këtij vendimi, pritet që proceset e mëtejshme për realizimin e çerdhes të vijojnë pa vonesa. /KohaNEWS

Trending