Trendy

Gjyshja raporton në polici se e bija e ka maltretuar atë dhe nipin e saj të mitur

Para 3 javë

Një 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj, ndërsa MPB po merr masa për sqarimin e rastit.

Sipas informacioneve nga MPB-ja, 75-vjeçarja nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici më 15 korrik rreth orës 10:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Koçani.

 

„Më 15.07.2026 në orën 10:00 në OVR Koçani, një grua 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj B.V.“, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia deri tani nuk jep detaje të mëtejshme për rrethanat në të cilat thuhet se ka ndodhur dhuna, as nëse janë marrë masa shtesë mbrojtëse për personat e kallëzuar.

Trending