Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Irani pezullon memorandumin e mirëkuptimit pasi “SHBA-ja shkeli zotimet e saj”

Irani pezullon memorandumin e mirëkuptimit pasi “SHBA-ja shkeli zotimet e saj”

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se Teherani ka pezulluar zbatimin e zotimeve të tij në kuadër të memorandumit të fundit të mirëkuptimit, pasi “SHBA-ja shkeli zotimet e saj”, transmeton Anadolu.

“SHBA-ja ka shkelur dhe pezulluar të gjitha zotimet e saj në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit”, tha Gharibabadi në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

“Edhe ne kemi pezulluar zotimet tona, nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të angazhuar me mbrojtjen e vendit”, shtoi ai.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme.

Përshkallëzimi ushtarak vjen pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i nënshkruar në muajin qershor, me synimin për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme