Trendy

Koçoska: Në kushte të pasigurisë globale, ribalanci përforcon investimet kapitale dhe mbështet rritjen ekonomike

Para 2 javë

Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që siguron mjete shtesë për investime kapitale, mbështetje për qytetarët dhe rritje të mëtejshme ekonomike në kushte të pasigurisë së madhe në tregjet botërore, risqeve gjeopolitike dhe presioneve të çmimeve, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistën për Plusinfo.

 

Qeveria, përmes ribalancit të buxhetit për vitin 2026, siguron stabilitet të financave publike, pagesë të rregullt të të gjitha detyrimeve ligjore të shtetit dhe në të njëjtën kohë rritje të mjeteve për investime kapitale, bujqësi, mbrojtje sociale, arsim, sport dhe zhvillim lokal.

 

“Ribalanci i buxhetit do të sigurojë pagesë të rregullt të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale dhe të gjitha detyrimeve të tjera që shteti ka ndaj qytetarëve të tij. Megjithatë, në kushtet e të ardhurave të qëndrueshme të buxhetit dhe financave publike, tani po përqendrohemi në investimet kapitale. Investimet që po realizohen ditët e sotme në rrugë, hekurudha, energjetikë, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe infrastrukturë komunale do të krijojnë aktivitet më të lartë ekonomik, vende të reja pune dhe standard më të mirë jetese”, theksoi ministrja.

 

Gjatë intervistës, Dimitrieska-Koçoska bëri të ditur se ribalanci është harmonizim ndaj rrethanave të ndryshuara ekonomike dhe detyrimeve të reja ligjore dhe jo rezultat i mungesës së të ardhurave ose cënimit të likuiditetit.

Trending