Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami: Tetova ishte në festë, mbrëmje e mbushur me muzikë, valle dhe emocione

Kasami: Tetova ishte në festë, mbrëmje e mbushur me muzikë, valle dhe emocione

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vlerësuar si të jashtëzakonshme atmosferën e mbrëmjes së kaluar në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë”.
Sipas Kasamit, nata ishte e mbushur me këngë, valle, emocione dhe një atmosferë të veçantë, ku qytetarët shijuan performancat e Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, grupit Rudina Fest dhe këngëtarit Mahmut Ferati.
“Me performancat e tyre, publiku shijoi një spektakël që i dha jetë traditës, kulturës dhe shpirtit shqiptar. Faleminderit të gjithë artistëve dhe publikut që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë”, ka shkruar Kasami.
Ai theksoi se aktivitetet në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë” do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me program të pasur për qytetarët.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme