Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, njoftoi sot se komuna do të ndajë 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur.
“Çdo foshnjë e porsalindur është një shpresë e re, një gëzim i ri dhe fillimi më i bukur për një familje. Prandaj, Komuna e Gazi Babës vazhdon të kujdeset për më të vegjlit dhe siguron 8.000 denarë për çdo të porsalindur”, theksoi Stefkovski, duke shtuar se kjo masë është një mbështetje për familjet dhe një dëshmi se çdo fëmijë është po aq i rëndësishëm.
Ai u bëri thirrje të gjithë prindërve që i plotësojnë kushtet ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për përkrahjen financiare.










