Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim sipas të cilit, duke filluar nga mesnata, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë e gjysmë, ndërsa dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rriten për dy denarë.
Sipas kësaj, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 96 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 98 den/litër. Çmimi i ri i naftës nga mesnata do të jetë 99 den/litër, ndërsa i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri 110.50 den/litër. Çmimi me pakicë i naftës rritet me 1.837 den/kg dhe do të shitet me një çmim prej 53.579 den/kg.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












