Trendy

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Para 4 orë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, së bashku me kryetarin Bilall Kasami, kanë mirëpritur sot në Komunën e Tetovës këngëtarin e njohur shqiptar Korab Shaqiri, i cili sonte do të jetë pjesë e programit artistik të “Netëve Rinore”, në kuadër të manifestimit kulturor “Vera Tetovare”.

Gjatë takimit miqësor, bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e kulturës, artit dhe muzikës si ura që lidhin njerëzit dhe pasurojnë jetën kulturore të qytetit.
Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se koncerti do të mbahet sonte në Bulevardin “Boris Kidriç”, ndërsa qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë dhe të shijojnë një mbrëmje festive nën tingujt e muzikës.
“Vera Tetovare” vazhdon të sjellë aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, duke e kthyer Tetovën në një qendër të gjallë të argëtimit dhe kulturës gjatë sezonit veror.

Trending