Trendy

Mustafa Dauti pret në takim afaristin e mirënjohur dhe Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi

Para 5 ditë

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka qenë nikoqir i një takimi afarist me biznesmenin e mirënjohur dhe Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi, Naser Alim.

 

Gjatë këtij takimi, z. Mustafa Dauti dhe z. Naser Alim shkëmbyen mendime për çështje që lidhen me zhvillimin e ekonomisë së vendit, mundësitë e bashkëpunimit dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Drejtori Dauti i vlerësoi takimet e tilla si një mundësi të mirë për të forcuar dialogun dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dobi të zhvillimit ekonomik.

Z. Naser Alim është themelues dhe pronar i një grupi kompanish të suksesshme, me dy kompani në Turqi dhe pesë kompani në Ballkan, ndërsa grupi i kompanive që ai drejton numëron mbi 700 të punësuar.

Trending