Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tërmet në Shkup

Tërmet në Shkup

Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kaluar në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.

Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme