Në territorin e shtetit gjatë 24 orëve të kaluara deri në ora 7.30 janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësira të hapura, tre prej të cilave janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas informacioneve të QMK-së, aktiv është zjarri në rajonin e komunave Studeniçan dhe zelenikovë, në shtegun e fshatrave Moranë dhe Gaberi i Rrafshtë drejt Paligradit, ku edhe mbi fshatrat Vërrzhallë, ku është përfshirë pyll i përzier. Aktiv është zjarri edhe në fshatin Tërnovë të Gostivarit, ku digjet pyll i përzier, si dhe mbi fshatin Nezhilovë në Komunën e Çashkës, ku janë përfshirë edhe bredha.
Nën kontroll është vënë zjarri afër fshatit Tajmishte të Kërçovës, në vendin e quajtur Dardha, ku digjej pyll ahu me kërcell të lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 25 zjarre në vende të ndryshme në të gjithë vendin. Ndër to janë zjarret në Strumicë, Vasilevë, Dellçevë, Kumanovë, Jegunovc, Gostivar, Vrapçisht, Demir Hisar, Probishtip, Ilinden, Saraj, Çair, Studeniçan, Haraçinë, Makedonski Brod, Novaci, Petrovec, Berovë, Karbinci dhe Çeshinovë-Obleshevë.
QMK informon se gjatë këtyre zjarreve është djegur bimësi e ulët, barë i thatë, shkurre, si dhe shumë sipërfaqe malore, ndërsa në raste të veçanta janë përfshirë edhe mbeturina, kashtë, objekte dhe një fole lejlekësh.











