Një vjedhje e pazakontë është raportuar në një stacion për kontroll teknik në Çair.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në intervalin nga ora 15:00 e 26 shtatorit deri në orën 02:42 të 27 shtatorit.
Persona ende të pa njohur kanë hyrë me forcë në objektin në rrugën “Aleksandar Urdarevski” dhe nga zyra e drejtuesit kanë marrë vetëm një pajisje – resiverin e sistemit të video-mbikëqyrjes.
Por, brenda të njëjtit objekt, autorët kanë hyrë me forcë edhe në një ekspoziturë bankare dhe në zyrën e MPB-së. Nga këto dy hapësira, sipas policisë, nuk është marrë asgjë.
Lexo edheVjedhje në Xhaminë Pashës në Tetovë, këshilli i xhamisë e kap hajdutin dhe e dorëzon në polici“Më 27.09.2026, në orën 02:42, në SPB Shkup është raportuar se në periudhën nga ora 15:00 e datës 26.09.2026 deri në momentin e raportimit, me forcë është hyrë në objektin e një stacioni për kontroll teknik në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në zonën e Çairit, dhe nga zyra e drejtuesit është marrë pajisja marrëse e sistemit të video-mbikëqyrjes. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se me forcë është hyrë edhe në një ekspoziturë të një banke, si dhe në zyrën e MPB-së, të cilat ndodhen në kuadër të objektit, por nuk është marrë asgjë. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Më shumë për këtë
Vjedhje e rëndë në Shkup: I hyjnë në shtëpi, e godasin me kondak arme dhe i marrin paratëMaqedoni · 7 ditë më parë
SHBA, demokratët marrin kontrollin e Kongresit, Trump do të përballet me një realitet të ri politikLajme · 4 ditë më parë
Fitore e madhe për demokratët – marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së PërfaqësuesveLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












