Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ronela Hajati “refuzon” Bentley-n luksoz: Faleminderit për dhuratën, po e mbaj Renaultin tim

Ronela Hajati “refuzon” Bentley-n luksoz: Faleminderit për dhuratën, po e mbaj Renaultin tim

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të një veture superluksoze “Bentley Bentayga”, por ishte mbishkrimi i saj ai që mori vëmendjen.

“Aaaa flm shumë për dhuratën, por po zgjedh të mbaj Renaultin tim”, ka shkruar Ronela krahas fotografisë.

Nuk dihet nëse dikush ia ka ofruar realisht veturën luksoze si dhuratë këngëtares apo postimi i saj ishte thjesht një batutë. Sidoqoftë, Ronela edhe këtë herë ka arritur të tërheqë vëmendjen me humorin e saj në rrjetet sociale.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme