Një aksident i rëndë komunikacioni ka përfunduar me fatalitet mbrëmjen e së shtunës në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, ku jetën e ka humbur një shofer 59-vjeçar nga Gostivari, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti është denoncuar më 17 tetor 2026, në orën 22:55, pasi automjeti i tipit “Opel”, me targa të Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur betoni.
Vdekja e shoferit është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 23:00. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar, në koordinim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Më 17.10.2026 në orën 22:55, në DPB Gostivar është denoncuar se në fshatin Banjicë e Poshtme ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.M. (59) nga Gostivari, ka dalë nga rruga duke u përplasur në një mur betoni. Në orën 23:00, nga ana e mjekut kujdestar është konstatuar vdekja. Inspektimin ne vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar në koordinim të Prokurorit Publik, me urdhër të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












