Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Protestuesit tallen me policinë, bëjnë pompa në mes të rrugës (Video)

Protestuesit tallen me policinë, bëjnë pompa në mes të rrugës (Video)
Screenshot

Një moment ironie ka shoqëruar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë, ku disa protestues janë ulur në mes të rrugës dhe kanë nisur të bëjnë pompa, duke u tallur me efektivët e policisë.

Skena është regjistruar gjatë zhvendosjes së demonstruesve nëpër rrugët e kryeqytetit, pas përplasjeve të njëpasnjëshme me forcat e rendit.

Në vend që të vijonin marshimin, disa prej protestuesve kanë ndaluar në asfalt dhe kanë kryer ushtrime fizike, në një veprim që synonte të ironizonte policinë dhe ndërhyrjet e saj për shpërndarjen e turmës.

Episodi vjen pas disa orësh tensionesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Muzeut Historik Kombëtar dhe në dalje të Rrugës së Durrësit, ku policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë.

Gjatë ditës së sotme, turma është zhvendosur disa herë, fillimisht drejt Bulevardit “Zogu i Parë” dhe më pas në Unazë, duke marshuar në drejtim të Zogut të Zi.

Mes këtyre zhvillimeve, veprimi i protestuesve që bëjnë pompa në mes të rrugës ka krijuar një kontrast me përplasjet e ashpra të regjistruara gjatë ditës.

Protestat kundër qeverisë Rama vijojnë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa demonstruesit mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme