Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tmerr në Shkup: Rreth 15 të mitur rrahin brutalisht 13-vjeçarin me sende metalike, ia thyejnë dhembet!

Tmerr në Shkup: Rreth 15 të mitur rrahin brutalisht 13-vjeçarin me sende metalike, ia thyejnë dhembet!

Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka tronditur lagjen Vlae të Shkupit, ku një 13-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga një grup prej rreth 15 të miturish, duke pësuar lëndime serioze, përfshirë thyerjen e dhëmbëve.

Sipas raportimeve të portalit Skopje1, sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, në sheshin “Delfina”, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se ndaj fëmijës janë përdorur edhe sende metalike.
Nëna e viktimës, 39 vjeçe, e ka denoncuar rastin në polici më 18 tetor, në orën 15:30.

MPB-ja konfirmoi sulmin dhe përdorimin e një sendi të fortë, por nuk specifikoi numrin e sulmuesve apo shkallën e lëndimeve.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme