Më 21.10.2026, në orën 20:50, pranë pikës kufitare të Qafë Thanës, në rajonin e Strugës, zyrtarët policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“ – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Frangovë, kanë privuar nga liria B.B. (40) nga Gostivari.Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për parandalimin e tregtisë së paligjshme me drogë, personi është kapur me një thes të zi, në të cilin ndodheshin rreth një kilogram marihuanë.Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë.Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“ – Ohër do të parashtrojë kallëzim penal përkatës ndaj personit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












