Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Studenti i shkëlqyer i Mjekësisë i shpall nga Rama si kriminel në TV, i riu i përgjigjet në shesh: Jam me mesataren 10!

Studenti i shkëlqyer i Mjekësisë i shpall nga Rama si kriminel në TV, i riu  i përgjigjet në shesh: Jam me mesataren 10!

Jon Suloymeri, student i Mjekësisë me mesatare 10.0, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e përfshiu logon dhe foton e tij në listën e 45 personave me precedentë penalë në protestë.

 

Rama e akuzoi studentin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

Përmes një reagimi nga sheshi i protestës poshtë zyrës së kryeministrit, studenti i hodhi poshtë akuzat e kryeministrit si të trilluara:

 

“Zoti kryeministër më akuzoi për shitje droge, por unë jam student i Mjekësisë me mesatare 10.0. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori, nuk na ndaloni dot me gënjeshtra.”

 

Suloymeri sqaroi se javën e kaluar u shoqërua nga policia për 7 orë e gjysmë dhe më pas u lëshua. Ai shtoi se nuk ka besim te drejtësia për të bërë denoncim.

 

Sa i përket pjesëmarrjes në protestë, studenti theksoi se po kërkon arsim më cilësor, duke denoncuar kushtet skandaloze në universitete:

 

* Infrastruktura: Godinat ku zhvillohet mësimi janë në gjendje mizerable.

 

* Pedagogët: Profesorët punojnë në disa vende pune njëkohësisht dhe nuk u njihen as fytyrat.

 

* Refuzimi i dialogut: Protestuesit nuk duan dialog me qeverinë, por dorëheqjen e Ramës dhe të opozitës.

 

Reagimi i studentit vjen pasi Kryeministri Rama pretendoi publikisht se protestat e studentëve po financohen nga krimi i organizuar dhe forca të huaja.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme