Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nipi i “10-shit të UÇK-së”, betohet si ushtar i FSK-së – ishte ndër rekrutët me arritjet më të larta akademike

Nipi i “10-shit të UÇK-së”, betohet si ushtar i FSK-së – ishte ndër rekrutët me arritjet më të larta akademike

Arlind Selimi, nipi i ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi, i është bashkuar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u betuar ushtar së bashku me 514 rekrutë të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, përmes një postimi në Facebook, ku shprehu krenarinë për Arlindin dhe arritjet e tij gjatë trajnimit.

“Sot, në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj, të cilët i bashkohen radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u betua edhe Arlind Selimi, nipi i Rexhës. Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit. Arlindit dhe të gjithë ushtarëve të Kosovës, pasardhësit e Ushtrisë sonë Çlitimtate i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre në shërbim të atdheut! Qofshi gjithmonë faqebardhë dhe krenaria e familjeve tuaja dhe të gjithë Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme