Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

BE-ja i ofron Serbisë bashkëpunim më të ngushtë pas fitores së Listës Studentore

BE-ja i ofron Serbisë bashkëpunim më të ngushtë pas fitores së Listës Studentore

Bashkimi Evropian i ka ofruar Serbisë bashkëpunim më të ngushtë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare, duke premtuar mbështetje për reformat që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe institucioneve demokratike, si dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, mbrëmë e uruan Listën Studentore për fitoren dhe deklaruan se janë të gatshëm të ndihmojnë Serbinë të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, theksoi se zgjedhjet u mbajtën me pjesëmarrje historikisht të lartë të votuesve, pas gati dy vitesh protesta në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Sipas saj, tani mund të nisë një etapë e re për vendin, duke theksuar se “dera drejt BE-së është e hapur”.

Lexo edheVuçiq e pranon humbjen, Lista Studentore pritet të fitojë shumicën në Parlamentin e Serbisë

 

Serbia ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012, ndërsa negociatat e anëtarësimit nisën zyrtarisht në vitin 2014. Megjithatë, procesi ka ngecur kryesisht për shkak të politikave të udhëheqjes së deritanishme serbe, përfshirë shqetësimet lidhur me respektimin e standardeve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe marrëdhëniet e afërta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me Moskën, raportoi agjencia DPA.

Më shumë për këtë

Kush është kardiollogu Ilija Srdanoviç i “Listës së Studentëve” që e pensionoj Vuçiçin?!Rajon · 14 orë më parëIrani i ofron SHBA-së rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda gjashtë ditësh, por vendos kushteLajme · 1 javë më parëSerbia drejt zgjedhjeve vendimtare, studentët sfidojnë pushtetin e VuçiçitRajon · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme