Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për Ballkanin

Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për Ballkanin

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet politike në Serbi, duke vlerësuar se ndryshimi politik dhe bashkëpunimi janë thelbësorë për të ardhmen e rajonit.

 

Mexhiti ka kritikuar modelin e qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, duke e lidhur atë me kontrollin mbi institucionet, presionin ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndikimin mbi mediat.

Sipas tij, zhvillimet politike në Serbi mund të hapin rrugën për një qasje të re ndaj bashkëpunimit rajonal, të bazuar në partneritet, reciprocitet dhe barazi mes shteteve sovrane.

Lexo edheKroacia armatoset me raketa që godasin deri në 300 kilometra, çfarë ndryshon në Ballkan?

 

Ai ka shprehur gjithashtu kritika ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të shndërrohet në instrument të dominimit të një shteti ndaj të tjerëve.

 

Në reagimin e tij, Mexhiti është ndalur edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke vlerësuar bashkimin dhe bashkëpunimin e forcave politike shqiptare, të cilat, sipas tij, mundësuan sigurimin e të paktën dy mandateve në parlamentin e ri.

 

“Bashkimi i forcave, bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët”, është mesazhi që Mexhiti përcjell në fund të reagimit të tij.

Më shumë për këtë

Kroacia armatoset me raketa që godasin deri në 300 kilometra – çfarë ndryshon në Ballkan?Rajon · 2 javë më parëArkini fitoi zgjedhjet, por Jakupi zemrat e shqiptarëve – Apelohet për bashkëpunimMaqedoni · 7 ditë më parëElisa Spiropali letër Edi Rames për protestën: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Dhuna s’është zgjidhje për ndryshim politik!Shqiperi · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme