Administrata amerikane po shqyrton mundësinë e mbështetjes së kryeministrit hungarez Viktor Orban për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton gazeta amerikane “The Wall Street Journal”.
Sipas raportimit, Washingtoni po vlerëson mundësinë që Orban të bëhet një kandidat i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën në garën për drejtimin e organizatës ndërkombëtare.
Lexo edheZgjedhjet në Izrael, Trump mbështet Netanyahun: Kryeministër luftëtar! Bibi, nuk do t’iu zhgënjej kurrëZyrtarët amerikanë, sipas gazetës, besojnë se kryeministri hungarez mund të sigurojë nga tetë deri në dhjetë vota në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Megjithatë, zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm kërkon të paktën nëntë vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, si dhe mungesën e vetos nga cilido prej pesë anëtarëve të përhershëm: SHBA-të, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca.
Kjo do të thotë se, edhe nëse Orban siguron mbështetjen e Washingtonit, Moskës dhe Pekinit, kandidatura e tij mund të pengohet nëse një prej anëtarëve të tjerë të përhershëm kundërshton emërimin.
Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual të OKB-së, António Guterres, përfundon më 31 dhjetor 2026, ndërsa procesi për zgjedhjen e pasuesit të tij pritet të jetë një nga zhvillimet e rëndësishme diplomatike të këtij viti.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












