Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Protestat në Shqipëri, Mexhiti: Po i ndjekim me shqetësim dhe dëshirojmë më të mirën për Shqipërinë

Protestat në Shqipëri, Mexhiti: Po i ndjekim me shqetësim dhe dëshirojmë më të mirën për Shqipërinë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat në Serbi, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjeve politike dhe të stabilitetit në rajon.

Duke folur për situatën në Shqipëri, Mexhiti tha se në VLEN i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe shpreson që të gjendet një zgjidhje politike që do të qetësojë gjakrat dhe do të shmangë pasojat për qytetarët.

“VLEN me shumë vëmendje dhe emocion i ndjek ngjarjet dhe dëshirojmë më të mirën për Shqipërinë”, deklaroi Mexhiti.

I pyetur nëse protesta të ngjashme me ato në Serbi mund të ndodhin edhe në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u shpreh se protestat janë pjesë e demokracisë, por vlerësoi se situata në Serbi është ndryshe.

Lexo edheElisa Spiropali letër Edi Rames për protestën: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Dhuna s’është zgjidhje për ndryshim politik!

Sipas tij, në Serbi bëhet fjalë për një sistem që ai e cilësoi si “gjysmëdiktaturë”, ku shteti ishte i kapur nga pushteti.

Mexhiti theksoi se protestat atje janë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara ndër vite, ndërsa vlerësoi se çdo pushtet që qëndron gjatë në qeverisje mund të jetë i dëmshëm.

Ai kritikoi gjithashtu politikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar Serbinë si pikë të zezë në rajon për shkak të qëndrimeve të saj ndaj Kosovës.

Sipas Mexhitit, qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës kanë qenë të ngurta dhe nuk i kanë shërbyer paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ai vlerësoi se “Open Ballkan” është lënë në harresë dhe është bllokuar, duke pretenduar se iniciativa ka qenë në interes të Serbisë.

Më shumë për këtë

Arifi: Disa shqetësohen për protestat në Shqipëri, ndërsa heshtin për shitjen e pronës në TetovëMaqedoni · 5 ditë më parëMexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për BallkaninMaqedoni · 13 orë më parë“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/ Rama sulmon protestuesit: Janë ‘pengje! Qënie të verbra, njerëz pa shkollëShqiperi · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme