Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit Evropian ndër vite kanë evidentuar mangësi në këtë sektor. Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ai tha se është bërë urgjente të kërkohet përgjegjësi edhe nga hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit.
Kurti nga QKUK-ja bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë kanë edhe 54 orë afat për të dorëzuar një raport që do të ndriçojë rrethanat e rastit dhe do të identifikojë dështimet eventuale të institucioneve përgjegjëse.
Kurti kritikon sistemin e drejtësisë në vend
“Raportet për vendin të BE-së më së shumti na kanë kritikuar për çështjen e sistemit të drejtësisë, nga viti në vit… Neve na duhet ta drejtojmë drejtësinë, drejtësinë nuk e kemi të drejtë, e kemi të shtrembët. Edhe hetim hetuesve, aktakuza prokurorëve dhe gjykimi i gjykatësve dhe këtë nëse e kemi konsideruar të rëndësishme tashmë urgjente. Në këtë frymë Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë që të ma sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund. Edhe ku kanë dështuar secila prej hallkave të zinxhirit institucional, por edhe çka po ndodh me të gjitha rastet e ngjashme. Ka shumë raste anë e mbanë Kosovës, ku gra të caktuara vazhdojnë të jenë nën rrezikun kërcënues. Është e domosdoshme që t’i mbrojmë të gjitha ato”, tha ai.
Lexo edheNazarko: Albin Kurti ka ndikim te të rinjtë në Shqipëri. Le të bëjë thirrje për qetësi, si Rugova në ’96-tënKryeministri theksoi kështu nevojën për shqyrtimin e rasteve të ngjashme në gjithë vendin, me qëllim identifikimin e grave që vazhdojnë të përballen me kërcënime dhe sigurimin e mbrojtjes së tyre nga institucionet përgjegjëse.
Rikujtojmë se Arlinda Zekaj është vrarë nga kunati i saj me sëpatë në Vitomiricë të Pejës.
Viktima kishte kërkuar ndihmë nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe nga Policia e Kosovës, madje kishte dërguar edhe letër. Dorasi gjendet ende në arrati.
E ndjera do të varroset sot në ora 15:00 në Pejë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












