Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Musa pas takimit me Haxhiun: Lidhjet tona të veçanta të kthehen në bashkëpunim konkret

Musa pas takimit me Haxhiun: Lidhjet tona të veçanta të kthehen në bashkëpunim konkret

Mimoza Musa mirëpret Albulena Haxhiun në Shkup, vizitojnë Çarshinë e Vjetër

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, së bashku me kolegët nga Presidenca e VLEN-it, ka mirëpritur në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë vizitës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, delegacioni ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe zejtarë, duke shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.

Në një postim të publikuar, Musa ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit politik, institucional dhe ekonomik.

Lexo edheKasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalësh

Fokus i veçantë, sipas saj, duhet t’u kushtohet projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.

Musa ka theksuar se VLEN-i mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me Kosovën, me synimin që lidhjet mes dy vendeve të shndërrohen në projekte konkrete, zhvillim dhe perspektivë të përbashkët evropiane.

Më shumë për këtë

Autostrada Shkup-Bllacë dhe rruga Prizren-Tetovë, në fokus të takimit Haxhiu-MickoskiMaqedoni · 2 orë më parëGashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropianMaqedoni · 9 orë më parëNesër kufizime në komunikacionin në qendër të Shkupit për vizitën e Albulena HaxhiutMaqedoni · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme