Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor

Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor

“Problemet në sistemin e burgjeve janë komplekse dhe përfshijnë shumë segmente, siç janë kushtet e akomodimit, higjiena, ushqimi, risocializimi, sistemi arsimor e të tjera. Prandaj, kujdesi shëndetësor është vetëm njëri prej këtyre segmenteve, por do të thoja që një segment shumë i rëndësishëm, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor parësor, dytësor apo tretësor, ose për shërbimet stomatologjike”, deklaroi Faton Selami.

Sonja Trifunovska kërkon një qasje multidisiplinare për zgjidhjen e problemeve në kujdesin shëndetësor në burgje duke thënë se një ndër problemet kryesore qëndron tek mungesa e personelit dhe shpërndarja e pabarabartë të tyre.

“Sipas raportit në burgun e Idrizovës një mjek kujdeset për 691 persona, ndërsa një infermier ose teknik mjekësor për 461 persona. Qasja deri te specialistët shtyhet nga mungesa e automjeteve dhe e personelit për transport, si dhe vonesat në marrjen e rezultateve diagnostikuese, mund ta vonojnë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Udhëzimi mjekësor formal nuk është i mjaftueshëm nëqoftëse shërbimi realizohet me vonesë”, tha Sonja Trifunovksa- zëvendësja e Avokatit të Popullit.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, 7 nga 11 institucionet ndëshkuese korrektuese apo 63.6% kanë mungesë personeli mjekësor, kurse asnjëra nga ato nuk ofron shërbim 24 orësh. Problem kryesor qëndron edhe mbipopullimi i burgjeve ku sipas të dhënave 63.6% janë të mbipopulluara. Në sistemin e burgjeve mungojnë barnat dhe shërbimet për shëndetin mendor e social, ndërsa kontrollet mjekësore për dokumentimin e duhur të lëndimeve dhe dyshimeve për dhunë ndaj personave të privuar janë të pakta./Alsat/

Më shumë për këtë

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjetLajme · 6 ditë më parëJanevska: Qeveria po punon për krijimin e kushteve më të mira për stafin mjekësor, që të mos largohet nga vendiMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme