Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Janevska: Qeveria po punon për krijimin e kushteve më të mira për stafin mjekësor, që të mos largohet nga vendi

Janevska: Qeveria po punon për krijimin e kushteve më të mira për stafin mjekësor, që të mos largohet nga vendi

Mungesa e infermierëve po bëhet gjithnjë më e theksuar në institucionet shëndetësore në vend, ndërkohë që shkollat e mesme mjekësore janë të mbushura me nxënës dhe nuk kanë vende të lira. Sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, problemi nuk qëndron te mungesa e interesimit për këtë profesion, por te largimi i kuadrit jashtë vendit dhe pamundësia për t’i mbajtur infermierët në sistemin shëndetësor të vendit.

“Jam e vetëdijshme se ka mungesë të infermiereve në qendrat mjekësore, spitale dhe klinika mirëpo shkollat mjekësore janë të stërmbushura. Nuk ka një vend të lirë dhe kjo nënkupton se nuk ka problem në shkollat mjekësore. Personalisht, vlerësoj se nuk ka mungesë të nxënësve por po na ndodhin gjëra të tjera. Ajo që tashmë është e njohur në shoqëri ne po prodhojmë kuadër për jashtë vendit, ajo nuk duhet të jetë kështu. Ne, po përpiqemi si Qeveri dhe unë si ministre e Arsimit, jam e sigurt se këtë po e bën edhe ministri i Shëndetësisë, të mundësojmë kushte duke bërë rikonstruime, duke hapur metoda të reja dhe çdo gjë që është e nevojshme në shëndetësi, ti mbajmë infermierët këtu”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme