Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Aksident i rëndë në Shkup: 72-vjeçari me “Mercedes” godet këmbësorin, 50-vjeçari përfundon në spital

Aksident i rëndë në Shkup: 72-vjeçari me “Mercedes” godet këmbësorin, 50-vjeçari përfundon në spital

Një 50-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në bulevardin “Nikolla Karev”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 20:40, kur një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (72), ka goditur këmbësorin.

I lënduari është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë ekipet e SPB Shkup.

Më shumë për këtë

Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Maqedoni · 4 ditë më parëAksident i rëndë trafiku në hyrje të Nerashtit, përplasen dy veturaMaqedoni · 6 ditë më parëPërleshje në kazino në Gostivar: Klienti denoncon sulmin, punonjësi përfundon me lëndime të rëndaMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme