Trendy

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

Para 3 orë

Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon kategorikishtë disa zëra në opinion, se protesta e studentëve e paralajmëruar më 18 nëntor, që provimi i jurisprodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, po politizohet nga kjo parti.

Këtë e pohon Sekretari Përgjithëshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ai në emisionin “Debat në Shenja”, kritikoi ashpër partinë VLEN, se sipas tij, shpërndajnë dezifomata në opinion, për të vetmën arsye, që siç tha, ta mbulojnë turpin e tyre për mos pjesmarrje në protestë.

“Pse nga BDI?, po aty po marrin pjes edhe ASH e z. Taravarit, edhe ASH-ja e Ziadin Selës edhe LSDM-ja. PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri janë bashkuar sot, e ki qëndrimin e z. Tabaku, e keni qëndrimin të z. Pandeli Majko, të gazetarit Marim Mema, e keni Enver Hoxhën të PDK-së Kosovë, e keni Daut Haradinaj të AAK-së, d.m.th, gjitha partitë në të gjitha trojet shqiptare po bashkohen, po këta që duhet të marrin leje, e atë leje nuk munden me siguri nga Stoillkoviqit, prej kryeminisitrit Mickoski, prej Filkovit, edhe këta si ta mbulojnë mos pjesmarrjen e tyre, po politizohet, jo more zotëri ftesa është edhe për ty, gjuha nuk duhet të na ndajë”, theksoi Ademi.

Pavarsishtë deklaratave të eksponentëve të koalicionit VLEN, përfshirë edhe kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare, Ademi, këmbgul se Gjuha Shqipe është zyrtare dhe se sipas tij, ky ligj në rrethana të jashtzakonshme është votuar në vitin 2019.

Trending