Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në Kisella Vodë të Shkupit.
MPB informon se është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Boris Trajkovski” me rrugën “Petar Deljan”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.D. 61 vjeç nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 50-vjeçari M.I. nga fshati Batincë i Shkupit.
“Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar O.D 26 vjeç nga Shkupi, pasagjer në automjetin “Opel” dhe H.I 42 vjeç nga Batinca, po ashtu pasagjer në automjetin “BMW”, ndërsa shoferi Z.D dhe pasagjeri në mjetin e tij, 53-vjeçari V.D nga Shkupi, si dhe dy pasagjerë të mitur nga automjeti “BMW”, të konstatuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, thonë nga policia.
Më shumë për këtë
Shoferi nga Tetova përplasi me makinë një grua 56-vjeçare, duke e lënduar rëndëMaqedoni · 1 javë më parë
132 persona humbën jetën në një vit, Maqedonia shënon Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në TrafikMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











