Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ali: Shkak kryesor faktori njeri, tre persona të ndaluar për vënie të zjarreve

Ali: Shkak kryesor faktori njeri, tre persona të ndaluar për vënie të zjarreve

Tre zjarre për momentin janë aktive në Maqedoninë e Veriut njoftoi pasditen e sotme drejtori i QMK-së Muhamed Ali. Sipas tij zjarre ka në komunën e Likovës, Brvenicës, dhe në Butel. Ai tha se shumica e zjarreve në vend kryesisht shkaktohen nga deponitë e egra dhe faktori njeri.

 

“Prej 1 gushtit tani kemi gjendje krize për zjarret ku kam aktivizuar dhe shtabin në kuadër të Qendrës për Menaxhim me kriza ku punon 24 orë edhe sot pse është ditë feste po punohet dhe çdo aktivitet i zjarrit po menaxhohet me sukses. Ndalesë rreptësisht në pyje për persona të paautorizuar dhe normalisht në bashkëpunim me MPB-në po bëjmë kontrolle nëpër terrene ku mund të ketë vatër zjarri”, theksoi Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

 

Ali njofton se tre persona janë të ndaluar nga policia për shkak dyshimit se kanë shkaktuar zjarr.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme