Ambasadori i Shqipërisë në vend, Denion Mejdani, është parë në një takim me studentë që janë pjesë e organizimit të protestës së paralajmëruar për 18 maj.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, në takim është diskutuar lidhur me organizimin dhe koordinimin e aktivitetit protestues që pritet të mbahet ditëve në vijim. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare nga ambasada apo organizatorët për përmbajtjen e bisedimeve.
Protesta e 18 majit është paralajmëruar nga grupe studentore dhe pritet të mbledhë pjesëmarrës nga disa qytete të RMV-së.










