Trendy

Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit

Para 3 orë

I lindur nga prindër emigrantë shqiptarë, Arben Ademi është rritur mes dy botëve, njëra e karakterizuar nga sakrifica dhe disiplina, ndërsa tjetra nga ambicia dhe besimi se diçka e madhe mund të ndërtohet nga hiçi, transmeton albinfo.ch.

Pa lidhje, pa kapital dhe pa privilegje, ai hyri në industrinë e parfumeve i udhëhequr vetëm nga një mendësi. Me këtë qasje, Ademi vendosi të konkurrojë me shtëpitë më të mëdha të luksit në botë. Sot, brendi i tij Gisada Switzerland është i pranishëm në mbi 100 vende dhe në mijëra pika shitjeje premium në mbarë botën. Rruga e tij përfaqëson një brez të ri themeluesish në industrinë e luksit: të vetë-bërë, me vizion global dhe dëshmi se luksi nuk është domosdoshmërisht i trashëguar, por mund të ndërtohet nga fillimi./Albinfo.ch

Trending