Dinamo e Zagrebit është fitues i Kupës së Kroacisë në futboll.
Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Rijekës, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin “Opus Arena” në Osijek.
Futbollisti Stojkoviq është protagonist i fitores, duke shënuar në minutën e 50-të e të 57-tën.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur nga minuta e 63-të në petkun e Dinamos, duke kontribuar në fitoren e madhe.
Hoxha me shokë festojnë këtë sukses të madh, duke kompletuar një edicion të jashtëzakonshëm me kurorën e dyfishtë: Titullin dhe Kupën e Kroacisë..










