Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arianit Xhaferi: Si mund të fajësohet qeveria aktuale për një vendim të gjyqtarëve të zgjedhur kur BDI ishte në pushtet?

Arianit Xhaferi: Si mund të fajësohet qeveria aktuale për një vendim të gjyqtarëve të zgjedhur kur BDI ishte në pushtet?

Aktivisti i sektorit civil, Arianit Xhaferi, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme të organizuar nga BDI në Tetovë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të disa rrugëve në qytet. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhaferi ngre një pyetje që, sipas tij, meriton një përgjigje të sinqertë: nëse vendimi është marrë nga gjyqtarë kushtetues me mandat nëntëvjeçar, shumica e të cilëve janë zgjedhur para vitit 2023, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit, atëherë si mund të mbahet përgjegjëse qeveria aktuale apo një parti që sot është në pushtet?

Ai thekson se në një shtet të së drejtës vendimet e gjykatave mund të pëlqehen ose të kundërshtohen, por përgjegjësia politike nuk mund të ndërtohet mbi akuza selektive dhe sipas interesit të ditës.

Më tutje në reagimin e tij, Xhaferi apelon që të respektohet inteligjenca e qytetarëve, duke vënë në pikëpyetje narrativën politike që, sipas tij, po ndërtohet rreth këtij rasti.

Më shumë për këtë

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin pas vitesh në krye të venditLajme · 2 orë më parëVuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjetRajon · 4 ditë më parëArianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme