Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka vlerësuar punën dyvjeçare të koalicionit VLEN, duke theksuar se përgjegjësia dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve mbeten në qendër të angazhimit politik, përcjell tetova1
Përmes një postimi, Aliu u shpreh se pas 24 muajsh pune, VLEN ka dalë para qytetarëve me rezultate konkrete.
“24 muaj punë dhe llogaridhënie, por edhe përgjegjësi që çdo ditë mbahet para qytetarëve.
Sot e konfirmuam thelbin e VLEN-it dhe dolëm para qytetarëve me punë të kryera.
Shqiptarët meritojnë një zë politik të fortë, të organizuar dhe dinjitoz.
VLEN është pikërisht ajo forcë e re politike, e bashkuar, e përgjegjshme dhe e orientuar drejt së ardhmes evropiane të shtetit.
Vazhdojmë”, ka përfunduar Aliu./tetova1.mk











