Opens in a new tab
Trendy

Berisha: Rama të japë dorëheqjen

Para 3 orë

Në unison me studentët, të cilët prej tre ditësh kërkojnë largimin e qeverisë, Sali Berisha ripërsëriti edhe këtë të enjte nga selia blu ultimatumin e të rinjve për Kryeministrin Rama.

Por teksa kryeministri përjashtoi cdo mundësi dorëheqjeje, Berisha e paralajmëroi për fundin, që tha se e pret nga revolta e studentëve.

 

Për të protesta e të rinjve është paqësore, ndërsa e cilësoi shtazor reagimin e kreut të qeverisë.

 

Ndaj dhe një mesazh adresoi posaçërisht për efektivët e policsë që janë në vijën e parë të përballjes me studentët.

Jo vetëm dhunën e përdorur nga policia, por kreu i opozitës dënoi edhe indiferencën e arsimtarëve dhe bizneseve të vogla, të cilët së bashku me nxënësit i ftoi që t’i bashkohen studentëve.

 

Në një tjetër deklaratë në orët e pasdites, Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.

Trending