Trendy

Edhe pse ka ulje të numrit të nxënësve, mësuesit nuk do largohen nga puna

Para 42 minuta

Ministrja ka deklaruar se në sistemin arsimor nuk do të ketë largime nga puna të mësimdhënësve, pavarësisht se në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve në vend është ulur për rreth 17 mijë dhe raporti mësues-nxënës po zvogëlohet.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka siguruar se procesi i paralajmëruar i optimizmit të rrjetit të shkollave nuk do të reflektohet me shkurtimin e kuadrit mësimdhënës. Në një prononcim për mediat të mërkurën ajo ka deklaruar se në sistemin arsimor nuk do të ketë largime nga puna të mësimdhënësve, pavarësisht se në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve në vend është ulur për rreth 17 mijë dhe raporti mësues-nxënës po zvogëlohet. Sipas saj, Ministria po punon në optimizimin e rrjetit të shkollave, që nënkupton riorganizim të klasave dhe paraleleve, shpërndarje më efikase të orëve mësimore, përdorim më racional të kuadrit arsimor.

Janevska tha se qëllimi është që sistemi të bëhet më efikas, por pa dëmtuar punonjësit e arsimit. Arsimi dhe shkenca janë shtylla të zhvillimit, tha ministrja në një konferencë për shtyp në Qeveri, ku raportoi për punën e bërë në dy vitet e fundit. “Kemi punuar shumë, edhe për mësuesit. Kemi siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë”, tha ministrja duke iu referuar marrëveshjes për rritjen e pagave gjatë një periudhe katërvjeçare me 40 deri në 60 përqind.

Avancimi në karrierë i mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në arsimin fillor vazhdon, siç tha ajo, dhe për herë të parë këtë vit është futur në arsimin e mesëm. Me ditarin e ri elektronik, mësuesit lirohen nga detyrime të shumta administrative dhe mbrohen nga presionet për të ndryshuar notat. Gjithashtu ka filluar futja graduale e certifikatave elektronike, këtë vit nga klasa e parë deri në të tretën. Në arsimin e lartë dhe shkencën, buxheti për universitetet është rritur nga 3 miliardë denarë në vitin 2022 në 8 miliardë denarë në vitin 2026, ndërsa buxheti për shkencën është rritur nga 380 në 773 milionë denarë.

Trending