Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Elezi emërohet drejtor në Institutin për Mjekësi Transfuzive në Shkup

Amir Elezi nga Alternativa sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e drejtorit të Institutit për Mjekësi Transfuzive. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjetë rrjeteve sociale.

“Të nderuar miq dhe kolegë,

Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju lajmin se kam marrë detyrën si Drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive.
Përkushtimi im është të punoj ngushtë me ekipin tonë dhe me të gjithë bashkëpunëtorët për të siguruar shërbime të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë pacientët.

Faleminderit të gjithëve dhe veçanërisht kryetarit të Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi për mbështetjen dhe besimin” ka shkruar Elezi.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme