Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Elezi: Mjekët e Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit po marrin pjesë në Kongresin Botëror në Paris

Elezi: Mjekët e Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit po marrin pjesë në Kongresin Botëror në Paris

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, ka njoftuar se së bashku me mjekë nga ky institucion po marrin pjesë në Kongresin Botëror të Hemostazës dhe Trombozës, i cili po mbahet në Paris.

“Në Paris po mbahet Kongresi Botëror i Hemostazës dhe Trombozës, ku së bashku me mjekë nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit po marrim pjesë në punimet e tij.

Jemi të përkushtuar që mjekët tanë të jenë në hap me risitë më të fundit në mjekësinë e transfuzionit, të njihen me teknologjitë dhe trajtimet më të reja, me qëllim që këto njohuri t’i vënë në shërbim të pacientëve tanë”, ka shkruar Elezi.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme