Trendy

Filmi “Dua” triumfon në Kanë, merr çmimin prestigjioz

Para 15 sekonda

Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli ka fituar çmimin prestigjioz “SACD” në kuadër të seksionit “Semaine de la Critique” në Festivalin e Filmit në Kanë. Ky çmim ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë të Francës dhe vlerëson skenarët origjinalë dhe autorët me vizion të fuqishëm artistik.

“Dua” është shkruar nga Blerta Basholli në bashkëpunim me Nicole Borgeat dhe sjell historinë e një vajze 13-vjeçare në Prishtinën e fundviteve ’90, në prag të luftës në Kosovë. Filmi trajton sfidat e rritjes personale mes tensioneve etnike dhe realitetit të vështirë të kohës.

Në film interpretojnë aktorët Arben Bajraktaraj, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi dhe Fiona Abdullahu. Premiera botërore e filmit u mbajt në Festivalin e Filmit në Kanë, ku filmi u prit pozitivisht nga kritika ndërkombëtare./K.C/dritare.net

Trending