Trendy

Gjenerali ugandez që i ofroi 100 lopë për martesë Giorgia Melonit, trondit sërish me deklarata të pazakonta

Para 4 javë

Gjenerali i ushtrisë së Ugandës, Muhoozi Kainerugaba, ka rikthyer vëmendjen ndërkombëtare pas deklaratave të tij kontroverse në rrjetet sociale, ku vite më parë kishte ofruar 100 lopë për t’u martuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Sipas raportimeve, në vitin 2022 ai kishte publikuar postime ku shprehte dëshirën për t’u martuar me Melonin, duke ofruar “100 lopë Ankole” si pajë dhe madje kishte bërë komente provokuese për “marrjen e Romës” nëse refuzohej. Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta, aq sa presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, u detyrua të distancohej publikisht nga komentet e djalit të tij.

Së fundmi, Kainerugaba u përfshi sërish në polemika pasi kërkoi nga Turqia 1 miliard dollarë dhe “gruan më të bukur turke” për martesë, deklarata që u kritikuan gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

Trending