Trendy

Haga refuzon lirimin e Ratko Mladiq për trajtim në Serbi

Para 1 orë

Mekanizmi i Hagës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiq, i cili kërkonte trajtim mjekësor në Serbi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas njoftimit të familjarëve, gjykata ka vlerësuar se Mladiq ka në dispozicion kujdesin e nevojshëm mjekësor brenda institucionit ku po mbahet, duke refuzuar kështu kërkesën për transferim.

Ai raportohet se ka pësuar një goditje në tru dhe vuan nga probleme të rënda neurologjike, kardiovaskulare dhe nefrologjike, ndërsa prej vitit 2024 po merr trajtim paliativ në Hagë.

Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare ka refuzuar disa herë kërkesa të ngjashme për lirimin e tij të përkohshëm.

Ratko Mladiq është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2021 për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Trending