Pas kontrolleve të kryera dhe zhvarrosjes (ekshumimit) të trupave të J.A. dhe S.K., është vërtetuar se viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e dhunës. Mbi bazën e dëshmive të grumbulluara, është konstatuar se i dyshuari ka vrarë dy gratë, me çka në koordinim me Prokurorinë është ngritur padi penale.
Paraprakisht, SPB Kumanovë kishte dorëzuar kallëzime penale kundër të njëjtit person (T.B.) edhe për vrasjen e personave M.S. dhe M.M. Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi kompetent i ka caktuar masën e paraburgimit.
Kallëzim penal edhe për mjekët ligjorë
Përveç kësaj, SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal për veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” kundër mjekëve konstatues të vdekjes, M.S. dhe D.D., punonjës në “Spitalin e Përgjithshëm” të Kumanovës.

Horror në Kumanovë: 26-vjeçari akuzohet për vrásjen e katër personave, mjekët tentuan ta fshihnin krimin?
Para 2 orë









