Trendy

Kasami: Nisën punimet për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë

Para 3 javë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, projekt që synon të rikthejë një nga simbolet më të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kulturore të qytetit.

Sipas Kasamit, në ceremoninë e shënimit të fillimit të punimeve morën pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, si dhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski.

Ai theksoi se ndërtimi i Kullës së Sahatit nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por edhe një investim në ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të Tetovës.
“Qytetet nuk ndërtohen vetëm me rrugë dhe objekte. Ato ruhen edhe përmes kujtesës, simboleve dhe respektit ndaj historisë. Kulla e Sahatit do të jetë një urë mes Tetovës së dikurshme dhe Tetovës që po ndërtojmë sot”, ka shkruar Kasami.

Me realizimin e këtij projekti pritet që kjo pjesë e qytetit të marrë një pamje të re, duke ruajtur njëkohësisht frymën dhe vlerat historike të Tetovës.

Trending