Ministrja e Financave në podkastin “Ku janë paratë”, theksoi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 është i orientuar drejt sigurimit të mjeteve për realizimin e investimeve kapitale, përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjet kolektive dhe përkrahjen e politikave zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve.
Duke folur për rritjen e shpenzimeve me ribalancin, ministrja theksoi se Ministria e Financave duhet të ketë parasysh jo vetëm shifrat, por edhe nevojat reale të qytetarëve dhe institucioneve.
“Ministri i Financave ka rolin më të vështirë, sepse nëse duam t’i shohim gjërat vetëm nga aspekti i asaj se sa duhet të jetë deficiti buxhetor, do të themi – po, ministri i përmbahet me vendosmëri shifrës, por në anën tjetër kemi jetën dhe realitetin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.
Lidhur me investimet kapitale, ministrja nënvizoi se ato nuk duhet të shihen vetëm si shpenzime, por si investim në zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ajo theksoi se investimet kapitale japin kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, por kanë edhe efekte afatgjata në zhvillimin dhe standardin e jetesës.
“Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt ndaj produktit të brendshëm bruto, dhe pas reaalizimit të tyre, ato ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi ndaj ekonomisë dhe në përmirësimit të cilësisë së jetës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale është rezultat i realizimit të përmirësuar të projekteve dhe gatishmërisë së shtuar të institucioneve për t’i zbatuar aktivitetet e planifikuara.










