Trendy

Komuna e Tetovës ndërpret punimet tek parkingu i ri afër mjekësisë, toka në procedurë privatizimi

Para 1 orë

U asfaltua nga komuna e Tetovës për tu bërë parking publik, por pas ankesës së një personi fizik që ka nisur procedurën për privatizim e tokës, gjykata vendosi masë të përkohshme për ndalimin e punimeve dhe kërkoi nga komuna që tokën ta kthej në gjendjen e mëparshme. Nga komuna e Tetovës këtë vendim e kanë cilësuar si skandaloz dhe paralajmëroi ankimim.

“Komuna e Tetovës, do të parashtrojë ankesë në shkallën e dytë për shkak se vendimi i shkallës së parë është në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin me pronën publike, por ka edhe shkelje të procedurës . Është mjaft diskutabile që gjykata të vendos në favor të palës ose më mirë me thënë uzurpuesit i cili nuk ka asnjë dokument që e posedon këtë lokacion”, tha  Besarta Ramadani. Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës thonë se në bazë të Ligjit për menaxhim me pronën publik i kanë të gjitha të drejtat ligjore të menaxhimit të tokës shtetërore.

“Punimet janë realizuar në bazë të Lejes për Punë Përgatitore me nr. 10-3334/2 të vitit 2026. Nga vitit 2012 për parcelën në fjalë është parashtruar propozim projekt për parking publik i cili është në funksion të parcelës ndërtimore me këtë dëshmohet se Komuna e Tetovës, ka leje dhe të drejtë për të menaxhuar”, u shpreh Besarta Ramadani. Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Trending