Trendy

LSDM akuzon se gjysma e VMRO-së kanë pasaportë bullgare

Para 1 orë

Kanë vazhduar përplasjet deklarative ndërmjet partive të bllokut maqedonas, ku sot debati është zhvilluar rreth asaj se kush është më maqedonas dhe kush është pro bullgarë. Pasi, lideri i opozitares LSDM, Venko Filipçe, e quajti VMRO-DPMNE-në parti bullgarofile, kryeminsitri dhe njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij, është një parti pro maqedonase dhe se kjo është ajo që i intereson partisë, ndërsa shtoi se fakti që LSDM prej kohësh e ka humbur identitetin dhe mënyrën e veprimit politik, sipas tij, është problem i tyre dhe shumë shpejt do të përballen me këtë problem në zgjedhje.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Nuk mund ta komentoj këtë sepse nesër do të thotë diçka tjetër. Supozoj se do të shpikë ndonjë epitet tjetër. Praktikisht, ai çdo ditë thotë gjëra, dhe udhëheqësia e LSDM-së në përgjithësi, çdo ditë thonë gjëra që së pari janë të pahijshme, ndërsa së dyti ato që i thojnë në publik gjatë ditës i ndryshojnë disa herë. Kështu që supozoj se deri në mbrëmje do të jemi ndonjë parti tjetër”.

Përveç Filipçes, në këtë debat është përfshirë edhe partia e tij. Nga LSDM theksojnë se një parti nuk mund të prezantohet si mbrojtëse e identitetit maqedonas, ndërkohë që, sipas tyre, shumë funksionarë dhe persona të afërt me partinë posedojnë pasaporta bullgare. Në reagim përmenden ministra, deputetë, drejtorë, si dhe familjarë të Mickoskit dhe gazetarit Dragan Pavloviç Latas.

LSDM

Ju nuk jeni pro-maqedonas. Ju jeni parti pro-bullgare me shtetësi bullgare. Ju nuk e mbroni identitetin maqedonas. Ju e përdorni atë për ta bllokuar rrugën drejtë Europës dhe për ta mbrojtur perandorinë tuaj kriminale. Maqedonas është vetëm ajo parti që lufton që Maqedonia e Veriut, të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Eoropian, e jo provincë e izoluar e Viktor Orbanit dhe Vlladimir Putinit”.

Nga LSDM në formë të pyetjeve, konstatojnë se si mundë të jesh pro maqedonas, kur shtetit e bllokon në rrugën drejt BE-së, duke aluduar se qeveria me qëllim vepron në këtë mënyrë. /SHENJA/

Trending