Trendy

Mahmut Ferati ka disa fjalë për tetovarët pas koncertit jubilar në Tetovë

Para 8 orë

Këngëtari Mahmut Ferati ka reaguar pas koncertit të tij jubilar në Tetovë, duke falënderuar publikun për mbështetjen e madhe, por edhe duke kërkuar falje ndaj atyre që nuk arritën të futen në sallë për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm, përcjell tetova1

Përmes një postimi emocional, ai u shpreh se mbrëmja e koncertit ishte një nga momentet më të veçanta të jetës së tij artistike, ndërsa theksoi se dashuria e publikut tejkaloi çdo pritshmëri organizative.

Postimi i plotë:

“Тë dashur miq, dashamirë dhe publik i zemrës sime,
Mbrëmja e koncertit jubilar në Tetovë ishte një nga emocionet më të mëdha të jetës sime artistike. Dashuria, respekti dhe prania juaj ma mbushën zemrën më shumë se çdo duartrokitje.

Por, mes gjithë atij interesimi të jashtëzakonshëm, me dhimbje mora vesh se shumë prej jush mbetën jashtë sallës, pa mundur ta ndjekin koncertin. Për këtë, ju kërkoj falje sinqerisht e nga zemra.

Asnjëherë nuk e kisha menduar se dashuria juaj do të tejkalonte çdo parashikim tonin organizativ. Secili prej jush që erdhi për të më nderuar, për mua ishte mysafir i zemrës dhe mungesa juaj në sallë më ka lënë peng po aq sa juve.

Ju falënderoj për mirëkuptimin, për durimin dhe mbi të gjitha për dashurinë që ma dëshmuat atë natë. Ky jubile nuk ishte vetëm i imi — ishte i të gjithëve neve që kemi ecur bashkë ndër vite, me këngë, emocione dhe kujtime.

Me respekt, mirënjohje dhe përulësi”, ka përfunduar Mahmut Ferati./tetova1.mk

Screenshot

Trending